Tregu i punës dhe profesionet më të kërkuara në Shqipëri
Jeni financierë, specialistë IT, zhvillues programesh, inxhinierë ndërtimi, atëherë është koha juaj. Këto janë ndër profesionet më të kërkuara sot për sot në tregun shqiptar të punës, por edhe më të mirëpaguarat.
Femrat, gjithnjë e më shumë po bëhen të kërkuara për pozicione të larta drejtimi dhe hendeku i pagave sa vjen e po ngushtohet. Agjencitë kryesore të rekrutimit thonë se mungesa e investimeve të huaja ka ndikuar në kërkesën më të ulët për menaxherë të nivelit të lartë
.
Ndërsa po vihet re edhe tendenca e kompanive, veçanërisht ato të mëdha për të ulur kostot, për të mbingarkuar stafin ekzistues, por edhe për të nxitur lëvizjet e brendshme në hierarki.
Por, cilat do të jenë profesionet më të kërkuara të këtij viti? Cilët sektorë do të dominojnë tregun e punës? Krahas profesioneve klasike, për të cilat tregu do të vazhdojë të ketë nevojë, ka edhe tendenca të reja që lidhen me botën digjitale, dizenjimin, mekatronikën apo edhe industrinë kimike.
Sa i përket ecurisë gjatë vitit 2017, drejtuesit e agjencive të rekrutimit thonë se lëvizjet më të ndjeshme mund të vihen re në infrastrukturë, ndërsa sektori privat, kryesisht kompanitë e mëdha, do të jenë në gjendje pritjeje. Kjo tendencë mund të reflektohet deri në përfundimin e zgjedhjeve, por edhe pak më tej në shpalljen e fituesit të tyre.
Profesionet e kërkuara
Në krye të klasifikimit gjenden financierët dhe ekonomistët. Kërkesa për ta do të vazhdojë të jetë e lartë e këtu ka ndikuar edhe nxitja për të formalizuar më shumë.
Në krye të klasifikimit gjenden financierët dhe ekonomistët. Kërkesa për ta do të vazhdojë të jetë e lartë e këtu ka ndikuar edhe nxitja për të formalizuar më shumë.
Më pas, në klasifikim vjen marketimi, por këtu përfshihen edhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e mediave sociale, organizimin e eventeve etj.
Zhvilluesit e programeve janë gjithashtu shumë të kërkuar, madje mjaft mirë të paguar. Sipërmarrjet që janë të lidhura ngushtësisht me teknologjinë tentojnë që të realizojnë investime që flasin me gjuhën e kësaj shkence dhe që rrisin produktivitetin dhe ulin kostot.
Dizajni është një tjetër profesion i kërkuar sot për sot. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ata që i përkasin medias, por edhe botës së modës e fashion-it.
Kjo e fundit është nxitur nga sektori i fasonit që është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit e që po tenton të mbyllë gjithë ciklin brenda në vend. Ndaj dizajnerët mbeten të kërkuar (mungesa e profileve në Shqipëri ka bërë që shpesh këto profesione të mbulohen edhe nga përtej Adriatikut, nga Italia).
Rekrutimi
Përpara krizës financiare, tregu i punës në Shqipëri ishte në kulmin e lulëzimit. Kërkesa për ekzekutivë të lartë ishte në majë, qofshin të huaj apo vendës.
Përpara krizës financiare, tregu i punës në Shqipëri ishte në kulmin e lulëzimit. Kërkesa për ekzekutivë të lartë ishte në majë, qofshin të huaj apo vendës.
Teksa ritmet e ekonomisë u ulën, edhe rekrutimet ndoqën të njëjtin trend. Që të dallohesh nga ‘gjahtarët’ duhet të kesh aftësi, t’i kesh vënë në përdorim ato, të kesh arkivuar sukses.
Rekrutuesit, për postet e larta drejtuese janë në kërkim të individëve që kanë përvojë, minimalisht dy apo tri vite në fushën respektive. Mosha e kërkuar është mbi 30 vjeç dhe kjo ka të bëjë me përshtatshmërinë që duhet të ketë një person. E individi që e ka këtë moshë është i prirë ta bëjë. Nga ana tjetër, nuk duhet të jetë shumë i ri, pasi do të kishte tendencë që të ndryshonte shpesh vende pune për të krijuar përvoja.
Një element i rëndësishëm që rekrutuesit vënë në pah është edhe fakti se shqiptarët (e kjo edhe për shkak të sistemit arsimor të dobët) nuk kanë shumë aftësi analitike, ose nuk tentojnë të thellohen duke i kushtuar më shumë rëndësi sipërfaqes. Por, kjo në një të ardhme të afërt (në mos është duke ndodhur) mund të kthehet në disavantazh.
Së fundmi po vihet re kërkesë në rritje për shërbimet offshore digjitale (BPO), kryesisht nga tregjet gjermane. Ata janë në kërkim të të rinjve që nuk kanë thjesht aftësi gjuhësore, por edhe në fusha të tjera si në teknologjinë e informacionit, zhvillim programesh etj.
Pagat
Pagat mesatare të ekzekutivëve në Shqipëri ndryshojnë në varësi të kompanisë, vendndodhjes dhe industrisë.
Pagat mesatare të ekzekutivëve në Shqipëri ndryshojnë në varësi të kompanisë, vendndodhjes dhe industrisë.
Kompanitë ndërkombëtare i paguajnë ekzekutivët në nivele më të larta krahasuar me ato lokale. Por, së fundmi është konfirmuar tendenca për të zëvendësuar drejtuesit e lartë të huaj me ata vendës, kjo edhe në përgjigje të reduktimit të shpenzimeve.
Gjatë viteve të fundit, paga mesatare vjetore për një ekzekutiv të nivelit të lartë në një kompani ndërkombëtare, duke përfshirë bonuset, ka variuar nga 39,000 deri në 52,000 euro, ndërsa në kompanitë lokale, të njëjtat pozicione paguhen me 24,000 deri në 36,000 euro.
Në anën tjetër, ekziston një ndryshim i madh ndërmjet pagave të ekzekutivëve të lartë që punojnë në Tiranë dhe atyre në qytete të tjera të Shqipërisë, të cilët paguhen në nivele shumë më të ulëta.
Në nivel profesionistësh më të mirëpaguarit mbeten shefat e departamenteve të financës, ku pagesat variojnë nga 3,000 – 4,000 euro. Specialistët e financave paguhen nga 800-1,000 euro.
Drejtuesit e burimeve njerëzore nga 1,500-2,000 euro, por kjo në varësi të kompanisë, pasi ka sipërmarrje që nuk e kanë në organikë këtë vend pune dhe ato detyra i realizon shefi i financës. Pagesat e drejtuesve në sistemin bankar (ata shqiptarë) variojnë nga 6,000-7,000 euro në muaj, duke përfshirë edhe shpërblimet.
Pagesat në nivelet drejtuese në telekomunikacione luhaten në nivele të ngjashme me bankat, 5,000-7,000 euro në muaj.
Të mirëpaguar janë edhe inxhinierët e IT-së, të cilët marrin deri në 2,000 euro në muaj. Ndërsa më pak paguhen inxhinierët e ndërtimit dhe ata të mekatronikës.
Tregu i punës
Fillimi i një investimi gjigant, siç është ai i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, ka diktuar gjithashtu nevojën për më shumë inxhinierë ndërtimi, mekanikë apo edhe specialistë të lartë zbatimi.
Fillimi i një investimi gjigant, siç është ai i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, ka diktuar gjithashtu nevojën për më shumë inxhinierë ndërtimi, mekanikë apo edhe specialistë të lartë zbatimi.
Një pjesë të konsiderueshme të forcës së specializuar të punës TAP e ka tërhequr përmes rekrutimeve.
Të punuarit për këtë projekt shihet si një avantazh për CV-në, jo vetëm të individëve, por edhe të biznesit.
Profilet që ata kërkojnë janë shumë specifike. Një shembull është edhe fakti që për të kryer punime në zonën e Çorovodës, mbi lartësinë 1,800 metra mbi nivelin e detit, ku është edhe pika më e lartë e projektit, TAP ka zgjedhur specialistë nga Meksika, të njohur për aftësitë e tyre në operimin në lartësi. Sikundër njihen edhe italianët, për përvojën e tyre për të krijuar lidhje nënujore të tubacioneve, gjë e cila mund të shfrytëzohet edhe në rastin e tubacioneve që do të vihen nën ujë në zonën e Semanit.
Po, me rëndësi vlerësohet nga rekrutuesit edhe mekatronika. Ajo është bërë çelësi për shumë prodhime dhe shërbime.
Integron fushat klasike të inxhinierisë mekanike, inxhinierisë elektrike, inxhinierisë kompjuterike dhe teknologjinë informative për të realizuar principet bazë të metodologjisë bashkëkohore të dizenjimit.
Sipas znj. Papamihali, për këto profile preferohen më shumë meshkujt, ndërsa për ekonomi/financë, marketing, kimi, preferohen femrat.
Tregtia me pakicë nuk parashikohet të ketë ndonjë tendencë për të bërë rekrutime të mëdha edhe pse nga drejtuesit e këtij sektori është folur për investime.
As nga energjia nuk priten zhvillime domethënëse, duke qenë se Statkrafti, një ndër kompanitë më të mëdha, nuk parashikon të bëjë rekrutime.
Profesionet më të kërkuara në Shqipëri
- Ekonomi/ Financë
2. Teknologji e Informacionit
3. Marketing
4. Zhvillim programesh
5. Digjital
6. Inxhinieria
7. Mekatronika
8. Prodhim/Industria kimike
9. Dizenjim
10. Shërbime
Pagat mesatare (mujore) për disa profesione
Shef finance 3,000 – 4,000 euro
Specialist finance 800 – 1,000 euro
Burimet njerëzore 1,500 – 2,000 euro
Inxhinierë IT 1,000 – 2,000 euro
Inxhinerë ndërtimi 1,000 euro
Mekatronik 1,000 euro
Shef kuzhine 800 – 1,000 euro
Shef finance 3,000 – 4,000 euro
Specialist finance 800 – 1,000 euro
Burimet njerëzore 1,500 – 2,000 euro
Inxhinierë IT 1,000 – 2,000 euro
Inxhinerë ndërtimi 1,000 euro
Mekatronik 1,000 euro
Shef kuzhine 800 – 1,000 euro
Post a Comment