Administrim Biznesi - Mundesit e Punsimit edhe Lendet
Administrim Biznesi
Ky program synon formimin e ekspertëve dhe të specialistëve cilësorë me njohuri të plota në aspektet teorike e praktike në fushën e menaxhimit të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha në të gjithë sektorët e ekonomisë. Një objektiv i veçantë është dhe kompletimi i njohurive në teoritë dhe praktikat e lidershipit dhe menaxhimin e tij; menaxhimi i burimeve njerëzore, i analizës dhe i menaxhimit të karrierës, i njohjes së plotë të legjislacionit të punës dhe i sjelljes organizative, etj.
MSH: ADMINISTRIM BIZNESI - 120 ECTS | ||||
Nr. | Viti | Sem | Emri i lëndës | ECTS |
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë | ||||
1 | I | 1 | Metoda kërkimi të avancuara | 6 |
2 | II | 1 | Kërkime operacionale | 6 |
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë | ||||
1 | I | 1 | Menaxhim operacionesh | 6 |
2 | I | 2 | Menaxhim cilësie | 6 |
3 | I | 2 | Menaxhim financiar | 6 |
4 | I | 1 | Menaxhim strategjik | 6 |
5 | I | 1 | Menaxhim i burimeve njerëzore dhe i karrierës | 6 |
6 | I | 2 | Biznesi ndërkombëtar | 6 |
7 | II | 1 | Menaxhim dhe vlerësim projektesh | 6 |
8 | II | 1 | Menaxhimi i sistemeve të informacionit | 6 |
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë | ||||
Profili: | BIZNES - MARKETING | |||
1 | I | 2 | Marketing strategjik | 6 |
3 | II | 1 | Marketing ndërkombëtar | 6 |
Profili: | ADMINISTRIM PUBLIK | |||
1 | I | 2 | Menaxhimi i sektorit publik dhe administrata | 6 |
2 | II | 1 | Vlerësimi i politikave publike | 6 |
Profili: | EKONOMI EUROPIANE | |||
1 | II | 1 | Integrimi në BE | 6 |
2 | I | 2 | Ekonomi Ndërkombëtare | 6 |
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë | ||||
1 | II | 2 | Praktikë / internship | 12 |
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 30 ECTS | ||||
1 | II | 1-2 | Punimi i diplomës | 36 |
Ku mund të punosh pas studimeve
- Analist tregu/ Drejtues ne sektorin e kostove dhe çmimeve
- Adminstrator i pergjithshem/ Analist i proceseve operacionale
- Drejtues projektesh / Ekonomist ne sektorin e administrates publike
- Hartues buxheti ne sektorin privat dhe ate publik
- Manaxher ne sektorin bankar / Manaxher ne sektorin e sigurimeve
- Manaxher shitjesh / Manaxher portofoli / Menaxher i burimeve njerezore
- Menaxher i sektorit të pagave dhe punësimit / Menaxher investimesh
- Menaxher marketingu / Menaxher reklame dhe promocioni
- Specialist per Operacionet (Head of Operations)
- Specialist i shërbimit civil / Specialist i treguesve ekonomik (Instat)
- Studiues dhe përpunues i te dhenave ekonomiko – statistikore.
Post a Comment